Pamje nga aksidenti i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, një person i vdekur

Një aksident ka ndodhur në orët e pasditës të së dielës në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”.

Në pamjet e dërguara në Gazetën Express, shihet se si një makinë është shkatërruar derisa ka dalë fare nga rruga.

Një person ka vdekur si pasojë e këtij vetëaksidenti.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa ka njoftuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas aksidentit.

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, tha Hoxha.

Policia ka kërkuar kujdes të shtuar në komunikacion.