Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka publikuar informacionin se në fshatin Gajre ka mbaruar ndërtimi i fazës së parë të rezervuarit për ujë pijshëm.
“Në Gajre mbaroi ndërtimi i fazës së parë të rezervoarit akumulues për ujë të pijshëm, me kapacitet 300m3 dhe kosto të përgjithshme prej 4.13 milion denarë!
Me këtë projekt përveç rezervoarit është paraparë edhe ndërtimi i sistemit për filtrim dhe klorifikim të ujit!
Me përfundimin e këtij impianti i cili do të përdorë ujin nga dy burimet sipër fshatit, do të përfundojë problemi i furnizimit me ujë për pije për banorët e vendbanimit Gajre!”, shkruan kryetarja Arifi në faqen e saj në facebook.





