Labi dhe Dani bëhen bashkë për një duet

Ramadan Krasniqi-Dani dhe Labinot Tahiri janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur Labi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se dueti i tij i radhës do të jetë me Danin.

Artisti vlerësoi lart karrierën e Danit, ndërsa bëri të ditur se kënga e tyre do të lansohet shumë shpejt bashkë me klip.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Faleminderit yll i madh dhe idoli im Ramdan Krasniqi Dani, që ishe në vizitë në konakun tonë.
Me ne ishin dhe Andi dhe kologu ynë Valoni me të cilin perfundova baladen e re..!

Respekt për tere karrieren tënde dhe energjine qē ke, sikur të ishe një 30 vjeqar, e sidomos me zanin tënd BRILIANT.

Dani, të urojmë shendet dhe gjitha te mirat me familje e dashamirē🙏🏻

I dashur publik, do ta keni edhe duetin e radhës me Yllin e madh Danin dhe Labi🕊🌹🕊
Akoma nuk keni dëgjuar gjë😉💎❤️
Respekte per te gjithë, Labi Kosovë e Shqipërisë.”

 

Me anë të një tjetër postimi, Labi bëri të ditur se balada me titull “Hajde thuje kur t’ka dashtë më shumë se unë” u xhirua në ambientet e shtëpisë së tij.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatisin për fansat këta dy artistë të njohur. /Lajmi.net/