Kida dhe Mozzik arrijnë 70 milionë klikime me duetin “Paranoia x Pishmon”

Kida dhe Mozzik kanë lansuar bashkëpunimin e tyre muzikor në korrik të vitit 2020, shkruan lajmi.net.

Dyshja kishin bashkuar dy këngë në një, “Paranoia” dhe “Pishmon” ku të dyja këngëve i kanë krijuar edhe videoklipe të ndryshme.

Kidda pak orë më parë dha lajmin se kënga tashmë ka kaluar shifrën prej 70 milion klikime që nga korriku i vitit të kaluar.

“Paranoia x Pishmon”, gjithashtu ishte kënga më e dëgjuar shqiptare e vitit 2020 me 52 milionë klikime vetëm gjashtë muaj pas publikimit.