Shpërthim në qendër të Beogradit, disa persona të plagosur

Një shpërthim ndodhi në rrugën Cika Ljubina në Beograd këtë mëngjes, pasuar nga një zjarr.

Siç u mesua paraprakisht, ka shpërthyer një bombol gazi duke plagosur disa njerëz.
Lexo Edhe:
Hoxha nga Kumanova: Boll më me ndërtimin e xhamive, ndërtoni spitale

Disa ekipe të ambulancës janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Dy persona janë transferuar tashmë në Qendrën e Urgjencës. Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.

këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd: Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë.

Gazetarët e raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth, dhe zjarrfikësit dhe policia janë në terren.