Përmes Instagram, së fundmi, artistja shqiptare ka publikuar një video derisa ka pozuar pa makijazh, shkruan lajmi.net.
Xhensila Myrtezaj, ndau pak sekuenca nga videoja duke mos zbuluar shumë detaje teksa nuk i munguan komentet e shumta pozitive nga fansat.
Ndryshe, ajo nuk ka publikuar ende ndonjë projekt muzikor për këtë vit dhe nuk ka zbuluar se është duke punuar për të reja.
Theksojmë se, “Panorama” është projekti i fundit muzikor i këngëtares i lansuar verën e kaluar në bashkëpunim me Ardian Bujupin.