Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar kandidaturën e arkitektit të njohur, Përparim Rama për kryetar të komunës së Prishtinës. Ai ka thënë se me Ramën do të punojnë për problemet më bazike të kryeqytetit.
”Përparim Rama është arkitekti e urbanisti më i njohur shqipar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë. Përvoja e jashtëzakonshme e tij me punë në Londër tash e sa vjet e bën Përparimin një aset nacional të vendit; një përfaqësues të denjë të komuniteti profesional e shoqërisë në përgjithësi – brenda e në diasporë padallim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.




