Pau Torres dhe Jules Kounde raportohet të jenë në radarin e Manchester United për afatin kalimtar të verës.
“Djajtë e Kuq” po kërkojnë nënshkrimin e një mbrojtësi të ri ose dy të tillë, transmeton lajmi.net.
Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se Kounde dhe Torres janë në listën e Man Utd për këtë verë.
Qendërmbrojtësi i Villarreal, Torres, ka një klauzolë prej 65 milionë eurove, derisa Kounde 70 milionë.
Man Utd nuk kanë shpenzuar shumë në afatet e fundit kalimtare, prandaj do të bëjnë disa transferime këtë verë për të qenë pretendent kryesor për titullin e Premierligës.




