TV21 ka parë rendin e ditës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në të cilën pika 41 parasheh propozim-shkarkimin e Irfan Buçit nga pozita e zv/drejtorit të doganave. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, pika 41 është tërhequr nga rendi i ditës.
TV21 tentoi të kontaktojë me zv/drejtorin Buçi, por ai nuk iu pergjigj porosive tona, për të mësuar arsyen se pse është propozuar shkarkimi i tij dhe pse në të njëjtën mbledhje propozim-shkarkimi eshte tërhequr.
Pritet të shihet në ditët në vazhdim se a behet fjalë për gabim ose shkarkimi i zv/drejtorit do të propozohet në seancën e radhës qeveritare?