Dua Lipa përgatitet për një turne madhështor në Evropë, zbulon datat e koncerteve

Ndonëse kishte më shumë se gjashtë nëntë muaj jo aktive në muzikë, në fund të vitit 2019 me disa këngë të lansuar Dua Lipa arriti sërish të marr vëmendjen e publikut.

Këngëtarja tani është duke u përgatitur për një turne madhështor nëpër Evropë ku do të prezantoj edhe albumin e saj të ri ‘Future Nostalgia’, këngëtarja ka bërë të ditur datat e koncerteve.

Ajo përmes një postimi në Instagram njoftoi se nga muaji prill do startoj turneun në Madrid të Spanjës.