Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se pret nga Lëvizja Vetëvendosje që të japin një zgjidhje.
Menjëherë sapo la selinë e partisë së tij, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, shkurt tha se zgjidhja është në duart e partisë së Albin Kurtit.
“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, deklaroi Mustafa.
Ndryshe, këtë koment Mustafa e bëri pas takimit që pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, Mustafa e ka njoftuar ambasadorin për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kosnett thuhet në komunikatë se ftoi udhëheqësit politikë ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.
LDK: Kosnett kërkoi formimin e qeverisë
Pas vizitës që ambasadori amerikan Philip Kosnett bëri në LDK, kjo e fundit lëshoi një komunikatë për media.
Aty thuhet se Kosnett ftoi udhëheqësit politikë ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.
Përpos kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në takim me ambasadorin amerikan kanë qenë edhe nënkryetarët Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani.
Po sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, Mustafa e ka njoftuar ambasadorin për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.