Dyshohen se shpërndanë 10 kilogram marihuanë në Tetovë, paraburgosen 3 persona

Pasditen e sotme, një gjykatës në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë urdhëroi paraburgim për tre persona të dyshuar për përfshirje në rastin e dy thasëve të gjetur me afro 9,5 kilogram marihuanë. Droga u gjet nga policia gjatë rrugës për në Kamenjan të Tetovës të martën në mbrëmje.

Ata dje rreth pasdites u privuan nga liria në Shkup, pas së cilës janë sjellë në SPB Tetovë.

“E.I. (26) dhe A.D. (27) dhe shtetasin bullgar R.I.O (30) gjykatësi u caktoi masë paraburgim prej 30 ditëve, për shkak të dyshimit të formuar se kanë kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Të tre të dyshuarit do të dërgohen në Institucionin ndëshkues-korrektues “Shkup” në Shkup për ta mbajtur paraburgimin.