355 mijë dollarë kanë shpenzuar partitë në Shqipëri për fushatë zgjedhore përmes Facebook

Për prezantim të programeve dhe vizioneve për zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën më 25 prill partitë politike dhe kandidatët për deputetë në Shqipëri kanë shpenzuar 355 mijë dollarë.

Pasi për herë të parë në vend ishte aplikuar sistemi i votimit për kandidat, secili nga ata ishte në garë që personalisht t’i prezantojë synimet e tij të ardhshme, për çka rrjetet sociale ishin mundësia më e mirë që me këtë të njoftohen numër sa më i madh i qytetarëve për kohë të shkurtë.

Fejsbuk i publikoi të dhënat për numrin e publikimeve dhe shpenzimeve për reklamim politik. Për një muaj ka pasur 6.262 publikime të cilat kanë arritur vlerë prej 355.512 dollarë.

Partia Socialiste në pushtet ka shpenzuar 67 mijë përderisa në faqen e sponsorizuar për aktivitetet qeveritare 56.551 dollarë. Partia Demokratike opozitare ka shpenzuar 5.750.

Shikuar në veçanti mes kandidatëve për deputetë më së shumti ka shpenzuar

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ose 30.995 dollarë ndërsa pas tij është bashkëpartiaku i tij Agron Shehaj me 22.919 dollarë.

Nga vlera e përgjithshme e mjeteve të shpenzuara për fushatën zgjedhore ndërmjet 12 njësive zgjedhore ose rajoneve më së shumti janë në NJZ Tiranë 141.151 ndërsa pas saj është NJZ Elbasan me 29.405 dollarë.