Dhe, Unikkatil si postim të fundit në profilin e tij në Instagram ka pasur një imazh derisa ka uruar pavarësinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Pothuajse qysh se nga muaji shkurt ai nuk ka publikuar ndonjë postim në rrjete sociale.
Ndërsa sot, rep-artisti ka vendosur të publikojë një imazh bashkë me vëllain e tij teksa i ka uruar ditëlindjen.
Në storien e tij në Instagram ka postuar fotografinë derisa ka shkruar edhe një urim.
“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin vëlla’, kanë qenë fjalët e Unikkatilit.
Ndryshe, ai ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor por edhe nuk është se ka paralajmëruar ndonjë risi./Lajmi.net/




