Neymar: PSG e humbi betejën por lufta vazhdon kundër Man City

Pas ndeshjes, Neymar ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social ‘twitter’ duke thënë se ata kanë humbur betejën, por jo edhe luftën, transmeton lajmi.net.

“Ne e humbëm betejën por lufta vazhdon”, shkroi Neymar në një postim në Twitter pas ndeshjes. “Unë besoj në ekipin tim.

“Besoj se mund të jemi më të mirë se sa ishim. ALLEZ PARIS. Një për qind shans 99 për qind besim”, shkroi ai.

Pjesën e fundit të fjalisë, Neymar e kishte përdorur edhe në rikthimin e famshëm të Barcelonës ndaj PSG.

Neymar nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/