Policia ka publikuar video nga aksioni i sotëm në Haraçinë.
Siç ka njoftuar ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, janë arrestuar tetë persona, në mesin e të cileve edhe një polic, transmeton gazeta Lajm.
Gjatë aksionit është konfiskuar drogë dhe armë.
Aksion policor sot në mengjes është zhvilluar edhe në Sveti Nikollë, ku është arrestuar një person.




