Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e sotme ka zgjedhur prokurorët për Prokurorinë e Lartë.
Në këtë seancë, për prokurorë janë zgjedhur: Fatime Fetai, Naum Panovski, Sasho Trajçev, Burim Rustemi dhe Snezhana Georgievska.
Paraprakisht, Këshilli i Prokurorëve zgjodhi edhe prokurorët për Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit./TV21





