Më 21.04.2021 nëpunës policor të Stacionit Policor në Sveti Nikollë, kanë arrestuar B.T.(59), pasi ekziston dyshimi se nëpërmjet rrjeteve sociale, ka joshur për të mashtruar një fëmijë (të gjinisë femërore), njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Është kryer edhe bastisje në shtëpinë e M.A.(63) ku ka qeëndruar B.T., ku është marrë telefoni i cili është përdorur nga B.T.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të shqiptohet kallëzim penal përkatës, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.





