Sot është normalizuar trafiku i biçikletave në Tetovë, thonë me humor banorët e këtij qyteti, duke komentuar korsinë skandaloze të ndërtuar nga komuna. Ekipi i LajmTv vërejti se “trafiku” vërtet është normalizuar pjesërisht, sepse janë hequr blloqet dhe pengesat në korsi, që u bënë hit në rrjetet sociale, mirëpo kontejnerët ende janë pengesa në disa pjesë. Veç kësaj, banorët ankohen se korsia është ndërtuar pa u respektuar asnjë standard dhe se më shumë pengon, se sa që ndihmon në trafikun e përgjithshëm.
Ndërkohë, skandal tjetër lidhur me korsinë paraqet edhe kostoja e saj. Për korsinë nuk është përdorë material tjetër, përveç ngjyrës me të cilën është shënjuar. Aktivisti i shoqërisë civile Hamdi Sulemani ka bë një llogari detale, që tregon se korsia është paguar dy herë e gjysmë sa çmimi real. Sipas tij, harxhimi real për korsinë është 20 mijë euro, kurse komuna ka paguar 50 mijë euro, respektivisht 30 mijë euro më tepër. Më poshtë e keni edhe përllogaritjen e plotë që ka bë Sulemani: Ja kostoja sa do kishte kushtuar ajo ngjyrosje: NE NUK VJEDHIM! ME FAKTE… ……………………………….. 5.5 klm x 1m(shteg) =5500 m2(me ngjyre te kuqe) 5.5 klm x 0.12 m (vija e bardh)=660 m2 ( me ngjyre te bardhë) ———————– Perllogaritja sa liter ngjyre ne 1 m2, ngjyre e kuqe/bardhe ne nji kantë 30kg ngjyros 40m2 efektive ngjyr e kuqe full 5500 m2 / 40 m2=138 kanta nga (30 kg) 138 x 30kg=4140 kilogram ngjyre te kuqe 4500 denare (kanta) : 40 m2=112.5 denare/m2 ———————————- 5500 m2 x 112.5 den/m2=618,750 denar ngjyra e KUQE material (10,060 eu) ————————————- Ngjyra e BARDHË 600 m2 : 40 m2= 15 kanta nga (30kg) 15 kanta x 30 kg= 450 kg ngjyre te bardhe 3500 denare (30kg kanta):40m2=87.5 denare/m2 600 m2 x 87.5 den/m2=52,500 denar ngjyra e bardhe material (853 euro) ————————————- Puna e dores ngjyrosje 5500+600 =6100 m2 1 m2 =70 denare 6100m2 x 70den/m2=427,000 den puna e dores total ( 6,943 euro) ===============•====•===== Total Ngjyra e kuqe……..10,060 eu Ngjyra e bardhe…. 853 eu Puna e dores ………6,943 eu total. =18,396 eu 1 m2= (18396eu : 6100 m2)=3.015 euro/m2 ……………………………………………….. Komuna harxhoi: 3,000,000 den = 50,000 euro… Përgjegjësi.



