385 shoferë sanksionohen për vozitje të shpejtë!

Ministria e Punëve të Brendshme, informon se gjatë ditëve të kaluara ka kryer kontrolle në rrugët nga Gjevgjelia deri në Shkup dhe nga Kumanova deri në Ohër. Dje (27.03.2021) janë sanksionuar 385 shoferë për vozitje të shpejtë nga e lejuara.

“Në territorin e SPB Tetovë policët kanë sanksionuar 194 shoferë, nga Njësia për siguri në komunikacion pranë MPB janë shqiptuar 47 masa, ndërsa të tjerët janë nga SPB Ohër, SPB Kumanovë dhe SPB Shkup”, tha zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski.

Ai shtoi se 38 shoferë janë kapur me mbi 70 kilometra në orë, ndërsa 146 të tjerët janë me mbi 50 kilometra në orë.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski bëri të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Mes tjerash porositi qytetarët që të respektojnë rregullat në komunikacion për të rritur sigurinë në komunikacion./TV21