VIDEO/ Përballje dramatike! 5 gola në pjesën e dytë, Atletiko shtang Barçën

Një sfidë e çmendur ajo mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit e zhvilluar në Arabinë Saudite dhe e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Kryeqytetasit e Simeones kanë mposhtur katalanasit me rezultatin 2-3, teksa të pesta golat u realizuan në pjesën e dytë.

Atletiko
Atletiko kaloi e para në avantazh me anë të Kokës, i cili gjeti rrugën e rrjetës, vetëm 15 sekonda pas aktivizimit në fushën e lojës.

ndeshja555

Katalanasit e Valverdes reaguan menjëherë, teksa barazuan shifrat në minutën e 51-të me anë të yllit argjentinas Lionel Mesi. Nuk zgjati shumë baraspesha, pasi 11 minuta më pas, ishte radha e Antuan Grizmanit, i cili shifrat në 2-1!

atl madrid

Kur u mendua se kampionët në fuqi të La Ligas do të triumfonin, Atletiko i befasoi të gjithë duke ri-përmbysur rezultatin në 3-2, falë golave të Moratës nga pika e bardhë e penalltisë dhe Korreas.

Pas këtij triumfi Atletiko e Madridit do të përballet me Realin në finalen e Superkupës së Spanjës. Kujtojmë “galaktikët” e Zidan triumfuan ditën e djeshma ndaj Valencias me rezultatin 1-3.

FT| Barcelona-Atletiko Madrid 2-3

Mesi 51’, Grizman 62’ / Koke 46’, Morata 81′ (p), Korrea 86′