SHBA dhe Kina do të nënshkruajnë marrëveshjen tregtare në Uashington

Negociatorët tregtarë nga Kina do të vizitojnë Uashingtonin javën e ardhshme për të nënshkruar marrëveshje ekonomike dhe tregtare të fazës së parë me homologët e tyre amerikanë.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze së Tregtisë Gao Feng tha se delegacioni i drejtuar nga zv.kryeministri Liu He do të jetë në Uashington nga e hëna deri të mërkurën, duke shtuar se ekipet negociuese janë në kontakt të ngushtë për çështje specifike lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes.

Liu He është gjithashtu kreu i palës kineze në dialogun e gjithanshëm ekonomik Kinë-SHBA.

Muajin e kaluar Kina dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord për tekstin e një marrëveshjeje ekonomike dhe tregtare të fazës së parë, të bazuar në parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

Teksti përfshin çështjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, transferimin e teknologjisë, ushqimin dhe produktet bujqësore, shërbimet financiare etj. (Vera)