Një 29 vjeçar në mesin e viktimave të virusit në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 728 testime të dyshuara për COVID dhe prej tyre 1 056 kanë rezultuar pozitivë, ose 28 për qind e testimeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 25 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 528 që nga fillimi i pandemisë. Gjatës ditës së sotme janë shëruar 727 persona duke e çuar numrin e personave të shëruar në 102 201. Momentalisht personat aktivë me virusin janë 15 153.

Në mesin e viktimave në 24 orët e fundit është edhe një 29 vjeçar, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, pa dhene detaje plotësuese, transmeton gazeta Lajm.

“Viktimat janë në moshë nga 29-87 vjeçare edhe atë: 7 pacientë nga Shkupi, nga kater prej Manastiri dhe Prilepi, tre nga Kavadari dhe nga një person ka nderruar jetë në Kumanovë, Tetovë, Veles, Gostivar, Koçan, Strugë dhe Ohër”, njoftoi MSH.