Mbyllet një lokal në Gostivar, arrestohet pronari

Mbrëmë diku rreth orës 21:15 minuta, pas një denoncimi paraprak, policia ka kryer kontroll në një lokal në fshatin Çegran të Gostivarit, në pronësi të 37 vjeçarit V.F. nga Çegrani. Gjatë kontrollit, në objekt janë hasur 4 persona bashkë me pronarin dhe është konstatuar se nuk janë respektuar masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Objekti në fjalë është mbyllur nga ana e Inspektoratit të tregut, ndërsa pronari është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi në bazë të Nenin 206 nga Kodi Penal “mosveprim sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.