Stacioni policor në Zherovjan të Tetovës, gjatë ditës së sotme ka konfiskuar një veturë të tipit Lada, për shkak se nuk ka qenë e regjistruar që nga viti 2019. Veturën e ka drejtuar 26 vjeçari me inicialet D.B nga Bërvenica. Na SPB-Tetovë, informojnë se deri më tani nëpunësit e stacionit policor në Zherovjan kanë konfiskuar 7 vetura për shkak të mos regjistrimit të veturave mbi 6 muaj.








