Zaev komenton deklaratën e Pendarovskit për letërnjoftimet

Deklaratën e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski e ka komentuar edhe kryeministri Zoran Zaev.

Ai ka deklaruar se e ka lexuar me kujdes deklaratën dhe se kjo është vlera e demokracisë, se edhe pse njerëzit besojnë në vlera të njëjta, sërish kanë mendime të ndryshme.

“E mira e demokracisë është se për njerëzit që besojnë në vlera të njëjta, ndonjëherë kanë mendime të ndryshme. Sërish, presidenti është kreu i shtetit. Sigurisht se duhet vëmendje. Por, sigurisht se në takimin e parë që do ta kemi do të flasim për argumentet, më shumë apo jo”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ai sërish ka kujtuar, se ndryshimet në letërnjoftime kanë dalë gjatë procesi të ndryshimeve kushtetuese. Lëvizja Besa si propozuese e këtyre ndryshimeve atëherë i kanë dhënë argumentet e tyre publikisht.

Ndërkaq, presidenti Pendarovski dje deklaroi se nuk pajtohet që në letërnjoftime të qëndrojë grafa etnike.