Bujar Osmani nesër në Beograd takohet me presidentin serb, Vuçiq

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, nesër viziton Beogradin. Në kuadër të vizitës është paraparë edhe takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kanë njoftuar nga kabineti i tij. Siç transmeton gazeta Lajm, Osmani dhe Vuçiq do të takohen bashkë në Godinën presidenciale në Beograd, kurse pas takimit pritet të ketë edhe deklaratë për mediumet.
Kujtojmë se tre ditëve zevendeskryeministri i parë, Artan Grubi, ishte pjesë e delegacionit që e priti presidentin serb Vuçiq në vendkalimin Tabanoc.