Pesë viktima dhe 358 raste të reja me Co vid, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.275 teste të kryera janë regjistruar 358 raste të reja me Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 5 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 97.459 raste, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, kurse 3.003 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 6.152 raste aktive.