“Turistët” nga Maqedonia rrisin numrin e infektimeve në Vranjë të Serbisë

Në qytetin Vranjë të Serbisë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus.
Në këtë qytet janë regjistruar 127 raste të reja brenda një dite. Epidemiologu Branisllav Todoroviq për televizionin serb ka thënë se shkak për rritjen e numrit është relaksimi i parakohshëm i qytetarëve, por edhe qytetarët e Maqedonisë që masovikisht po shkojnë në shitoret në këtë qytet.
Agjencie turistike kanë filluar të organizojnë udhëtime në Vranjë edhe pse ky qytet nuk ka ndonjë atraksion turistik, transmeton gazeta Lajm. Në mesin e “atraksioneve” të udhëtimit që ofrojnë agjenci kryesisht nga Kumanova, përmendet edhe vizita tek supermarketi “Lidl”, gjë që u bë edhe temë për humor.