50 milion denarë subvencione edhe për radiodifuzerë

Në shtyllën e tretë të pakos së 5 ekonomike është paraparë ndihmë edhe për radiodifuzerët.

Kjo shtyllë kap vlerën prej 50 milionë denarë dhe do të përfshijë 120 radiodifuzerë.

“Me këtë masë, 120 radiodifuzerë, aq është numri total në shtet. Gjegjësisht, radio dhe televizione që kanë koncesione aktive për emetim të programit në radio dhe televizion do të lirohen nga tatimi vjetër i koncesioneve”, tha kryeministri Zoran Zaev, transmeton TV21.

Parashihet ndihmë edhe për frekuencë Multiplex për 15 radiodifuzerë dhe kap vlerën prej 33.3 milionë denarë.

Siç u sqarua, ka për qëllim të zbus efektet e pandemisë ndaj sferës mediale.

Shtylla e parë dhe e dytë parasheh: Subvencionim i pagave mesatare për 60 mijë punëtorë./TV21