Lokali i shkeli masat anti-Co vid, në të u kap një 18-vjeçare nga Kosova që kishte hyrë në RMV ilegalisht

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje, rreth orës 21:35 ka regjistruar se si një objekt hotelerik, në Tetovë ka punuar në kundërshtim me masat anti-Covid, duke punuar jashtë orarit të paraparë për punë.

E ka arrestuar pronarin e lokalit.

“Nga liria e ka privuar N.M.(48) nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të objektit hotelerik të tij, në rrugën “Ilindeska” është konstatuar se punon jashtë orarit të punës dhe në të janë gjetur 7 persona – klient. Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kurse pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër N.M. do të parashtrohet shkresë për “mosveprim ndaj rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Gjatë kontrollit, ka parë se si në lokal qëndrojnë 7 klient, ku njëri nga ata ka qenë edhe një 18-vjeçare nga Kosova dhe në Maqedoni të Veriut ka hyrë ilegalisht.

“Gjithashtu, nga liria është privuar një shtetase nga Kosova L.M.(18), e cila është kapur në objekt dhe e cila ilegalisht ka hyrë në shtetin tonë dhe pa u paraqitur ka qëndruar në këtë rajon”, thuhet më tej në njoftim.