Mbi 46 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që 46.023 persona kanë aplikuar në uebfaqën për vaksinim përmes sistemit “Termini im”. Përmes këtij aplikacioni, qytetarët do të mund të shprehin vetëm interes, por jo caktim për terminin për imunizim. Ndërsa, partia opozitare VMRO-DPMNE kanë reaguar kundër Qeverisë, pasi që sipas tyre Maqedonia është vendi i fundit që ende nuk ka filluar vaksinimin. Bojan Stojanoski, deputeti nga radhët e VMRO-së, këtë e ka quajtur si katastrofën më të madhe të LSDM-së, dhe se kjo e pasqyron situatën në të cilën gjendet shteti. Ai ka shtuar se deri më tani Qeveri ka gënjyer për 820.00 vaksina, ndërsa më pas shpresoi për ndihmë nga Bullgari dhe Greqia, që nuk kemi parë asnjë vaksinë, kurse për dallim nga ne, Serbia ka siguruar 2 milionë të tilla, dhe ka filluar me vaksinimin.

Bojan Stojanoski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE

“Është mirë që Maqedonia ka miq dhe persona që janë të gatshëm të ndihmojnë. Por kjo është një tipar dhe shfaqje e mjerimit në të cilën ndodhet Maqedonia dhe jo vetëm në shëndetësi, por edhe në arsim, ekonomi. Ne jemi bërë shtet për tallje, qytetarët turpërohen nga kjo qeveri”

Stojanoski gjithashtu është shprehur se po të negocionte Qeveria në kohë, atëherë Maqedonia e Veriut do të fillonte me vaksinim që nga dhjetori, por për shkak të paaftësisë së Qeverisë, qytetarët po e paguajnë me jetët e tyre.

Bojan Stojanoski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE

“Rreth 3.000 persona kanë humbur jetën. Në qoftë se do të kishte filluar vaksinimi në dhjetor ashtu si kanë filluar vendet e rajonit, do të shpëtonim shumë jetë, kjo është paaftësi e tyre që kushton shumë jeta. Thonë që ishim vend i vogël, por Malta dhe Gjibraltar kanë më shumë vaksina se ne, edhe ata janë vend i vogël. Duhet të punonin, duhej të negocionin, të nënshkruanin marrëveshje me prodhuesit, dhe do të shpëtonin shumë jetë njerëzish deri më tani”

Vaksinimi kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut do të fillojë të mërkurën, ndërsa të parët që vaksinohen janë punëtorët shëndetësor në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nën Tereza” në Shkup. Dje, kanë arritur 4680 porosit e para nga gjithsej 8000 vaksina të Fajzerit kundër Kovid-19, nga Republika e Serbisë të cilët iu dorëzuan kryeministrit Zoran Zaev nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Gjatë ditës së sotme pritet të bëhet edhe procedura e rregullt në MALMED, ndërsa vaksinimi do të zhvillohet në pesë pozita vaskinuese, kurse në ekipet për imunizim ka infermiere dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime prej orës 8:00 deri në orën 20:00. /SHENJA/