Ministria e Mbrojtjes nuk heq dorë nga planet për rikonstruimin e ish-kazermës së Kodrës së Diellit

Objekti i Kodrës së Diellit pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, që për shumë vite është pothuajse në gjendje të shkatërrimit do të mbetet pronë e këtij institucioni qeveritar dhe është paraparë rindërtim i plotë që të mund të përdoret në të ardhmen. Që para10 viteve ka filluar procesi për rindërtimin, por i njëjti është ndërprerë.

“Për këtë objekt në vitin 2010 është nënshkruar marrëveshje dhe kanë filluar aktivitete për rindërtim, por marrëveshja nuk u realizua plotësisht dhe objekti mbeti jashtë përdorimit.

Parashikohet një investim investimi në planin afatgjatë, i cili do të përfundojë rindërtimin e filluar të objektit dhe do të vihet në funksion të Ministrisë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes .

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se objekti në Kodrën e Diellit është pjesë e objekteve në dispozicion të tyre dhe se nuk është i destinuar për zhvendosje (tjetërsim).

“Përkujtojmë se priorotet për Ministrinë e Mbrojtjes në periudhën e fundit ishin investimet në përmirësimin e kushteve të punës në kazermat e Ushtrisë, ndërsa rindërtimi i objekteve siç është kjo ish-kulla e vrojtimit e Kodrës së Diellit është planifikuar për fazën e ardhshme”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Në vitin 2011, Ministria e Mbrojtjes paralajmëroi se ishte planifikuar një investim prej më shumë se një milion euro për rindërtimin e objektit Popova, i cili duhet të rritet në një qendër stërvitore të ushtrisë në kushte të dimrit.