6 persona ishin bllokuar nga bora në Prilep, i shpëton policia

Sot rreth orës 12:00, nëpunës policor nga Stacioni Policor për kontroll kufitar Staravinë kanë shpëtuar 6 persona në fshatin e Prilepit, Vepërçan, të cilët, për shkak të reshjeve të borës, nuk kanë mundur të dalin nga fshati që nga 13 shkurti.

“Personat kanë qenë të moshës 24 dhe 25 vjeçare nga Kavadari dhe në fshatin Vërpeçan kishin shkuar më 13.02.2020”, njoftojnë nga MPB-ja.

Thonë se personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq me vetura të policisë kufitare dhe të Njësitit të Kundërzjarrit janë dërguar në Prilep për çfarë kanë vazhduar më pas për në shtëpitë e tyre, në Kavadar./TV21