Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se nga puna ka larguar 5 nëpunës policorë të cilët kishin qenë të përfshirë në skandalin e falsifikimit të pantetave të shoferit në Maqedoni të Veriut.




Përveç largimit nga puna të nëpunësve policor, patent shoferët e falsifikuara janë marrë nga pronarët.
“Nëpunësit kanë marrë menjëherë dorëheqje. Tash do të përgjigjen penalisht, për veprën për të cilën janë akuzuar. Rrezikohen me disa vjet burg”, njoftoi për portalin SDK.mk zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski./TV21