Trotoari para Ministrisë së Jashtme është shndërruar në vend parkimi, qytetarët ecin nëpër rrugë (FOTO)

Qytetarët që kalojnë nëpër rrugën Filipi i Dytë i Maqedonisë në Shkup, në afërsi të ministrisë së Jashtme, janë të detyruar të ecin në rrugë pasi trotoari është i zënë nga makinat. Fotografi i gazetës LAJM, ka shkrepur disa fotografi ku shihet se si trotoari përdoret si vend parkimi. Qytetarët që përshkojnë rrugën në këmbë, thonë se situatë e ngjashme paraqitet çdo ditë. Ndonëse bëhet fjalë për një rrugë në qendër të kryeqytetit dhe ku ndodhen institucione të rëndësishme, autoritetet e rendit duket se nuk e shohin kaosin e krijuar nga makinat./Gazeta LAJM