Në Cortina të Italisë, është duke u mbajtur Kampionati Botëror i Skive dhe sapo ka ndodhur një mrekulli nga skijatori francez, Maxence Muzaton, transmeton lajmi.net.
Muzaton e nisi garën mirë, por pas 20 sekondave u gjend në një pozicion ku humbi balancin me shpejtësi 120 km/ dhe bëri të pamundurën. Muzaton arriti të qëndrojë në ajër dhe në fakt të kthehet dhe të vazhdojë në pistë në mënyrë të paimagjinueshme.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse 30-vjeçari në të vërtetë i mbijetoi kësaj skene të ndjeshme i padëmtuar. Muzaton më pas mbajti gjurin e majtë dhe nuk zbriti drejt pjesës tjetër të pistës./Lajmi.net/