Arda Turan është larguar nga klubi turk, Basaksehir.
Arda Turan ka vendosur ta shkëpusë kontratën me Basaksehir.
Klubi turk ka bërë të ditur se mesfushori ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Basaksehir për shkëputjen e marrëveshjes, përcjell lajmi.net.
Kjo nënkupton se Turan do të kthehet tek Barcelona klub me të cilin ka kontratë valide deri më 2020.
“Futbollisti ynë Arda Turan është takuar me presidentin e Basaksehir, Goksel Gumusdag duke e njoftuar se dëshiron të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij. Ai i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së futbollistit dhe kontrata e Turan është anuluar me marrëveshje të përbashkët”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Turan ka bërë 12 paraqitje me Basaksehir gjatë këtij sezoni.