Me muzikë dhe darkë speciale, kështu i festoi ditëlindjen nënës Adelina Emini

Këngëtarja e ka festuar ditëlindjen e nënës së saj.

Me postime në Instagram, ajo ka zbuluar festën që ka mbizotëruar mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Adelina Emini ka organizuar një festë familjare, disa nga momentet ajo i ka publikuar në Instagram teksa shihen duke festuar.

Në videot e publikuara, ka shkruar një mbishkrim duke i uruar edhe shumë ditëlindje tjera nënës së saj.

“Edhe 100 tjera për mbretëreshën tonë”, kanë qenë fjalët e këngëtares në njërin nga postimet.