Pas Don Xhon, edhe Finem ka reaguar për lajmin e sherrit në Tiranë, i cili sipas tyre është fake dhe nuk janë ata personat e përfshirë në konflikt.
Finem ka mohuar zërat se sherri ka ndodhur mes tyre, por ka thumbuar disi Don Xhonin.
Ai është shprehur se nuk ka qenë nevoja për atë reagim që ka bërë, dhe grupit të të riut nga Kosova i ka ‘djegur vetë’.
Finem thotë: Ja lajmi është fake, pse duhet me vazhdu me i nxjerr gjonat më gjatë, do me tregu që ke njerëz. Jo me u bo gangster me zor, ndoshta ti je or djalë. Atyre që u ka djeg, duhet me thon që është lajm fake, jo me tregu, jo njerëzit e mi, jo daja ime, jo xhaja ime, se kur vjen puna për njerëz, as ti nuk mi njeh njerëzit mua as unë ty. Do mbajmë mend ne tani sa rrafim, tani juve ju dogji. Un i kam shkrujt lajmeve.



