Dua Lipa duket mahnitëse e veshur me ‘bodysuit’, vë në pah figurën trupore

Ajo po numëron me entuziazëm ditët derisa të publikohet “Future Nostalgia The Moonlight Edition”, të dielën më 12 shkurt, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Dua Lipa dukej e bujshme ndërsa pozonte e veshur me ‘bodysuit’, derisa promovonte albumin e saj, të hënën.

 

Autorja e shumë hiteve, 25 vjeç, shfaqi format trupore në këtë kostum, në të cilin zbulonte shumë.

Dua kishte veshur një palë çizme lëkure të gjata, ndërsa në plan të parë kishte vendosur këmbët e gjata.

Albumi “Future Nostalgia”, i cili u publikua në mars 2020, përfshin hite të tilla si “Levitating”, “Don’t Start Now” dhe “Love Again”.

Edicioni i ri i Moonlight do të shfaqë gjithashtu të njëjtat këngë, si dhe disa të tjera shtesë dhe remikse, përfshirë projektin e Duas me Miley Cyrus, “Prisoner”.

Kjo vjen pasi koncerti virtual i Dua Lipës, “Studio 2054” në dhjetor provoi të ishte një hit i madh dhe theu rekorde në internet, me një shumë të madhe prej pesë milionë shikimesh. /Lajmi.net/