Ministria e Shëndetësisë të hënën nënshkruan marrëveshjen për furnizim më vaksinën kineze. Ministri i këtij dikasteri, Venko Filipçe shpalosi metodologjinë se si do të bëhet vaksinimi, pa pasur datë konkrete se kur dozat e vaksinës do të mbërrijnë në vendin tonë. Siç informoi, sasia e siguruar nga kjo vaksinë do të shërbejë për vaksinimin e 100 mijë personave, ndërsa theksoi se planifikohet punktet të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Filipçe u përpoq të sigurojë qytetarët se kjo vaksinë është e sigurt.
“Vaksina është e vendosur në shiringa, gjë që do të ndikojë që procesi të jetë më i shpejtë. Çdo qytetarë që do të pranojë dozën e parë, pas 21 ditësh do të marrë edhe dozën e dytë. Të dhënat do të regjistrohen edhe në dosjen elektronike të pacientit, i cili do të pajiset me çertifikatë. 29:37 Detajet për vaksinimin do t’i ndajmë me publikun, por tani vërtet nuk do të doja të spekuloja. Kemi disa supozime, por do të doja fillimisht të ishim të sigurt”, deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë./SHENJA