Regjistrimi 2021!?-për herë të dytë

Shkruan: Muhamed Halili

Më në fund drejtori i Entit për statistikë Apostol Simovski e shpalllin nëpërmjet
Metodologjisë së punës për realizimin e regjistrimit të popullësisë.
Siç u pa në këtë metodologji qendrore ishte fakti që bëhet definimi i popullatës
rezidente dhe jorezidente, gjë kjo që me mjeshtri nuk u parapa në Ligjin për
regjistrim por që përmendej nga goja e kryeministrit dhe drejtorit të statistikës.
Në definimin e këtyre dy kategorive Enti për statistikë thirret në standardet e
EUROSTAT dhe OKB-së dhe regullativave të BE-së.

Nuk ka dyshim se thirrja në standardet evropiane, edhe atëherë kur nuk duhet, është
një synim për të mëshehur tendencën e mashtrimit. Është punë e ditur se vendet që
aspirojnë të bëhen anëtare e BE-së kalojnë fazën e acquis communautaire-
përshtatjes së legjislativës së vendit me atë të BE-së. Aplikimi i legjislativës
evropiane përfshi këtu edhe regullativat evropiane vijnë fill me anëtarsimin e plotë të
vendit në BE.

Për vendet anëtare të BE-së është shumë logjike dhe e drejtë që popullatë
jorezidente të quhen të gjithë personat që qëndrojnë më tepër se 12 muaj jashtë
shtetit të tyre sepse këtë e mundëson lëvizja e lirë e personave, ideve mallrave dhe
kapitalit (Rregullativa e Shengen-it). Kështu për një francez i cili vendqëndrohet për
më tepër se një vit në Gjermani është njësoj në cilin vend është person jorezident
dhe në ciloin rezident sepse krahas shtetësisë së tyre ata e kanë edhe shtetësinë
evropiane. Nga këtu nuk është asnjëfarë argumenti kur citohet ligji pë regjstrim i
Kroacisë sepse ajo është anëtare e BE-së.

Së pari konsideroj se nuk është bindëse për opinionin se qytetarët tanë të cilët mbi
një vit qëndrimi jashtë vendit do të duhej të jenë regjistruar si popullatë jorezidente ,
natyrisht duke u thirrur në “kritere evropiane” dhe të OKB-së sipas drejtorit të Entit
për statistikë.

Poqese Enti konsideron se patjetër duhet të jetë ashtu sipas “kritereve evropiane”,
atëherë koha e caktuar e jetesës jashtë vendit nuk guxon të jetë më e vogël se 4-5
vite. Asnjë vend evropian nuk jep leje të përhershme qëndrimi poqese të huajt nuk e
mbushin kriterin kohor prej 1-5 vite.

Koha e caktuar “të jetojë më tepër se një vit jashtë Republikës së Maqedonisë” do ta
ulë dukshëm numrin e vërtetë statistikor të të gjitha etnive që jetojnë në republikë
sepse disa kategori qytetarësh do të fshiheshin automatikisht me pa të drejtë nga
statusi i qytetarëve rezidentë sepse ekziston mundësia reale disa ditë, javë, muajë
ose vite pasi të jenë regjistruar si jorezidentë për shkaqe të ndryshme të kthehen në
vendlindje dhe deri në regjistrimin e ardhshëm statistikisht mos figurojnë si banorë
në numrin e përgjigjshëm të Maqedonisë por realisht të jetojnë, punojnë aty. Këtu do
të mund të përfshihen:

-studentët të cilët do të studjojnë jashtë vendit deri në përfundimin e studimeve;

-të rinjtë të cilët në bazë të lehtësimeve të akorduara nga Gjermania, jashtë procesit
të liberalizimit të vizave, mund përkohësisht të qëndrojnë dhe punojnë në Gjermani
me garancë nga ana e ndonjë punëdhënësi prej 1-4 vjet deri në marrjen e qëndrimit
të përhershëm atje;

-qytetarë të cilët kanë tentuar brenda një viti të punësohen në Amerikë, Azi, vende
afrikane, nuk kanë pasur sukses dhe kthehen në vend disa ditë, javë e muaj pasi në
procesin e regjistrimit janë regjistruar si jorezidentë,

Kjo kategori, si dhe kategoria tjetër e jorezidentëve mbi 5 vite qëndrimi jashtë vendit
të cilët kanë pjesë të familjes, pasuri të patundëshme, familjarë të tyre që jetojnë në
Maqedoni dhe që brenda vitit kthehen më së paku dy herë në vendlindjen e tyre dhe
e mbushin arkën e shtetit me djersën e tyre nuk është e njejtë me kategorinë e
jorezidentëve mbi 5 vite, që janë shtetas të shteteve në kontinente tjera (Australi,
Amerikë) dhe nuk kanë pasuri të patundëshme kanë marru shtetësinë e atyre
vendeve dhe kthehen në vendlindjen e tyre çdo pesë ose dhjetë vite.

Jashtë çdo logjike është që në numrin e përgjithshëm të popullatës rezidente të
përfshihen të huajt nga vende të ndryshme evropiane, aziatike apo afrikane me
vendbanim deri në 12 muaj në Republikën e Maqedonisë kurse shtetasit e saj që për
arsye studimi, ekonomie, punësimi detyrohen të kalojnë mbi 12 muaj jashtë vendit
por që kanë pasuri të patundëshme, pjesë të familjes dhe tradicionalisht jetojnë në
këto troje të llogariten popullësi jorezidente.

Konsideroj se këtë gjë partitë politike shqiptare qoftë të pushtetit apo opozitës nuk
duhet ta pranojnë sepse kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë regjistrim të deritashëm,
përfshi këtu edhe regjistrimin e vitit 1994 i cili u krye nën udhëhjeqjen e Entit zvicran
të statistikës dhe nën mbikqyrjen e Këshillit të Evropës.