Gjatë prezantimit të planit kombëtar të imunizimit, mjekja Aleksandra Grozdanova deklaroi se vaksina “AstraZeneka” nuk do të merret nga njerëz më të vjetër se 65 vjeç. Ajo deklaroi se ndjekin informacionin në lidhje me “AstraZeneka” në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga OBSH se nuk duhet të përdoret. Ajo ka thënë se nga përvoja e vendeve të tjera të tilla si Franca, kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt në popullatën e moshuar.
“Ne do të ndjekim këto rekomandime, presim që kjo vaksinë t’u jepet personave nën 65 vjeç. Kjo nuk do të thotë që kjo vaksinë është e dëmshme, por i jep më pak efekt personave së moshuar”, tha Grozdanova.
Përveç asaj kineze, tani dihet që vaksina “AstraZeneka” do të mbërrijë në Maqedoni në mars dhe do të jetë sasia e parë e shpërndarë përmes sistemit COVAX. /SHENJA/