Reperi i njohur shqiptar, Capital T së fundmi po shijon viset malore të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Capital T është mjaft aktiv në rrjete sociale, i cili publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo karriera.
Ai së fundmi solli një video ku shihej duke kaluar kohë me miqtë e tij teksa po shijonte bukuritë natyrore të Brezovicës.
Projekti i fundit muzikor nga Capital T erdhi 1 muaj më pare dhe ishte remiksi i këngës “S’kthehna”.