Dua Lipa ndan imazhe të reja nga pushimet me të dashurin e familjen

Dua Lipa së fundi ka shijuar disa ditë pushimi bashkë me të dashurin e familjen në Meksikë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, nga atje solli fotografi të shumta, me të cilat tregoi se e shijoi në maksimum pushimin, ani pse e kritikuan shumë për udhëtimin në periudhë pandemie.

Së fundi, Dua postoi disa imazhe, me të cilat tregon vendet që vizitoi bashkë me Anwarin dhe prindërit.

Dua Lipa, së fundi ka njoftuar se projekti i saj “Levitating” është renditur i pesti në SHBA, ndërsa ka paralajmëruar videoklipin e ri.

Derisa të lansojë këngën e re, Dua po shijon sukseset e njëpasnjëshme me albumin “Future Nostalgia”. /Lajmi.net/