Sot nga ora 8 deri në ora 12 janë zhvilluar kontrollet shtuara në rajonin e SPB Tetovë lidhur me shkeljet ligjore që i bëjnë këmbësorët në trafik. Me këtë rast janë dënuar gjithsej 53 këmbësorë, njoftoi MPB.
Si; transmeton gazeta Lajm, në Tetovë janë shënuar 42 shkelje, prej të cilave 30 kanë qenë për kalim të rrugës jashtë vizbardhave. Atyre u janë shqiptuar dënime adekuate, kurse janë shënuar edhe 11 shkelje tjera.
Gjatë kontrollit të realizuar në Gostivar, janë dënuar 11 këmbësorë. Prej tyre 6 janë dënuar për shkak se nuk kanë ecur në trotuar, kurse 5 për shkak se kanë kaluar rrugën jashtë vizbardhave.