Vonesa e vaksinës kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut ka mobilizuar shumë qytetarë që të kërkojnë mënyra legale ose ilegale për të pranuar vaksinën në Serbinë fqinje.
Flitet se shumë prej tyre shkojnë në Bujanoc, ku me ryshfet sigurojnë vaksinën.
Por këtë mundësia si duket e kanë shfrytëzuar edhe disa politikanë nga Maqedonia e Veriut, e në mesin e tyre ka edhe politikanë shqiptarë.
Shumica prej tyre kanë zgjedhur vaksinën ruse, por një pjesë kanë pranuar edhe vaksinën kineze, sepse ato janë më të përshtatshme për tu pranuar në kushte ilegale, pasi nuk duhet të ruhen në temperature ekstreme të ulëta, kanë njoftuar burime partiake për dia portale informative.
Skandali është zbuluar pasi te njëri prej politikanëve të vaksinuar janë paraqitur efekte anësore, siç është temperatura dhe vjellja dhe është detyruar të paraqitet në një klinikë private.
Këtyre ditëve, politikanët në fjalë pritet të udhëtojnë në Serbi për të pranuar dozën e dytë të vaksinës edhe pse kanë filluar përpjekje për të sjellë dozën e dytë në mënyrë ilegale në Maqedoni.
Ekspertët juridikë thonë se pranimi i vaksinës në mënyrë ilegale është vepër penale që dënohet me ligj, por thonë se nuk është shumë e qartë nëse për këtë mund të shqiptojë dënim vetëm shteti ku meret vaksina, ose edhe shteti prej nga është qytetari që e mer vaksinën. (kumanova sot)