Dzeko rikthehet në stërvitje te Roma

Sipas Il Messaggero, pas bisedës mes dy palëve, çdo gjë është rregulluar, transmeton lajmi.net.

Boshnjaku është rikthyer pas 10 ditëve në stërvitje, derisa klubi thotë se mungoi shkaku i lëndimit.

Dzeko pritet të jetë i ftuar për ndeshjen në vikend ndaj “Zonjës së Vjetër”, por Borja Mayoral pritet të jetë në formacionin bazë.

Me afatin dimëror të mbyllur, Dzeko do jetë i rëndësishëm për Romën që t’iu ndihmojë garojnë për pozitën në Ligën e Kampionëve.

Roma momentalisht renditët në pozitën e tretë me 40 pikë, gjashtë më pak se lideri AC Milan.