Foto Arkiv
Sot në ora 4 e 15 minuta të mëngjesit, policia ka arrestuar në Kumanovë shtetasin kosovar me iniciale A.M. (41). Sipas MPB, ai është arrestuar në momentin deri sa ka tentuar të kryejë vjedhje të rëndë në bankomatin e një banke në rrugën “11 Tetori”, transmeton gazeta Lajm.
Afër vendit të ngjarjes është gjetur një vetur “Volksvagen Golf” me targa kosovare. Lidhur me rastin, e me telegram të dërguar nga SPB Kumanovë, në vendkalimin kufitar “Jazhincë” është arrestuar B.H. (39), poashtu nga Kosova dhe ai do të dërgohet në SPB Kumanovë.
Pas ndriçimit të rastit do të parashtrohet padi adekuate.